FC Shkupi, cakton çmimin e biletave për sfidën me Dinamon

Kampioni i Futollit të Maqedonisë, skuadra e FC Shkupit u ndal në barazim 2-2 në transfertë ndaj Dinamo Zagrebit në stadiumin “Maksimir”, në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Çairi beson se ky është një rast i madh për një spektakël futbollistik në ndeshjen e kthimit në Shkup, që do të luhet në stadiumin “Todor Proeski”.

Nga radhët e FC Shkupit që tani kanë përcaktuar çmimet e biletave për këtë duel. Më e lira do të kushtojë 150 denarë, vendet VIP në tribunën jugore kushtojnë 300, ndërsa biletat për vendet VIP në tribunën veriore do të shiten për 1.000 denarë.

Biletat për këtë ndeshje do të shiten në sheshin “Skënderbe” dhe stadiumin e FC Shkupit në Çair. Në ditën e ndeshjes (26 korrik), biletat do të mund të blihen në stadiumin “Todor Proeski”.