Ditën e diel do të zhvillohet edhe miqësorja e shumë pritur mes Barcelonës dhe Real Madrid, takim që do të luhet në Las Vegas.
Një sfidë që pritet me interes për të parë edhe transferimet e reja të skuadrave të vihen përballë njëra-tjetrës, por për të ndezur edhe më shumë këtë përballje ka menduar Joan Laporta, i cili ka shpërndarë një mesazh në hotelin ku po qëndrojnë katalanasit.
“Ne jemi Barça, ajo që ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas”, shkruan mesazhi i përdorur.
Është hera e dytë që Joan Laporta përdor të njëjtën strategji për të sfiduar Real Madridin. Në vitin 2020, gjatë fushatës elektorale, Laporta iu drejtua Real Madridit me një poster gjigant me mesazhin “mezi pres t’ju shoh përsëri”. Në atë kohë, posteri ishte vendosur disa metra larg Santiago Bernabeu.
Bon dia, Catalunya!
— El Barça a Las Vegas pic.twitter.com/HLY86gkVDC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 22, 2022