Një i ri në Francë vret 5 anëtarët e familjes së tij

Një masakër e vërtetë ka ndodhur këtë të mërkurë në Francë. Mediat raportojnë se një person u vra nga policia, pasi kishte marrë peng dhe më pas ekzekutoi me armë 5 anëtarë të familjes së tij.

Ngjarja e tmerrshme nisi mbrëmjen e së martës kur një 22-vjeçar nisi të mbajë peng në shtëpi disa persona, mes të cilëve babanë e tij, njerkën, dhe 3 fëmijët e tyre, në qytetin e vogël lindor të Douvres, pranë Lionit.

Mediat franceze raportuan se policia negocioi me pengmarrësin gjatë natës, por më kot. Gjatë ditës së sotme, ai nisi të qëllonte me armë. Forcat e policisë ndërhynë dhe arritën të vrasin 22-vjeçarin, ndërsa kuptuan se ai kishte vrarë 5 pjesëtarë të familjes së tij, mes të cilëve babanë, dy motra dhe vëllain.

Një i afërm i familjes tha se autori punonte në një restorant në zonë, por nuk tha asnjë detaj për gjendjen e tij mendore apo probleme të shfaqura së fundmi.