Të gjitha fanellat e sulmuesit polak, Roberto Lewandowski, janë shitur në Barcelonë, ndërsa klubi nuk po mund të prodhoj të reja, pasi u kanë mbaruar sasia e shkronjës w.
Lewandowski ka dy ‘w’ në emrin e tij, çka ka bërë që tani dyqani të mbetet pa to.
Në një video shihet një punonjës i dyqanit duke i shpjeguar një fansi arsyen.
“Ne nuk i kemi shkronjat ë. Dhe për shkak se ai ka dy ë në emrin e tij, nuk na ka mbetur asnjë”, tha ai.
Barcelona vulosi transferimin e Lewandowskit të martën, vetëm disa orë para miqësores së tyre parasezonale me Inter Miamin, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
Sulmuesi polak mori pjesë në ngrohje me shokët e tij të rinj, por nuk debutoi. Klubi katalanas do të luaj me Real Madridin, dhe ka gjasa që Xavi të fus në lojë Lewandowskin atë ditë.
https://www.instagram.com/9campnou/?utm_source=ig_embed&ig_rid=34b0e266-4a16-4805-ab5d-8099a644fc62&ig_mid=78DEB752-38A4-49CC-8A93-409AB109C5F8