Sot bëhen dy vite prej që Dua Lipa e “hallakati” Serbinë me “Autochthonous”

Këngëtarja Dua Lipa kishte bërë një status para dy viteve me flamurin Autochthonous, i cili ishte shpalosur gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, gjë që kishte bërë që ndeshja të ndërpritet

Ishte 19 korriku i vitit 2020, viti kur këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e kishte postuar flamurin e “Autochthonous” në rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë kishte shpjeguar domethënien e kësaj fjalie.

“au•toch•tho•nous mbiemër (banor i një vendi) vendas dhe jo i ardhur si emigrant apo kolonialist”, kishte shkruar Dua në faqen e saj në Twitter.

Normalisht kjo kishte shkaktuar një termet në Serbi, të cilët e kishin quajtur “skandaloz” postimin e Duas.

Ndërkohë, dy vite pas Dua sot ka postuar një poster në rrjetet sociale ku ka paralajmëruar se do ta bëjë shumë nxehtë në festivalin “Sunnyhill”.

Në krah me këngëtarët më të njohur për momentin si J Balvin, Skepta dhe Diplo, Dua ka thënë se do ta ndez Prishtinën me muzikë.

Kujtojmë se festivali është duke ardhur dhe ai do të mbahet më datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Ndërkohë, dje Dua Lipa është shpallur si artistja femër më shkarkimet më të mëdha në Spotify e të gjitha kohërave.