Bislimi: Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.

Bisilimi, duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, bëri të ditur se ka dështuar aranzhimi për takim Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Sipas tij, Vuçiq, ka dhënë arsye jo relevante për të mos u takuar me kryeministrin Kurti gjatë kësaj jave.

Madje, sipas tij, takimi me homologun e tij serb, Petkoviq dështoi edhe javën e kaluar.

Duke folur për marrëveshjen për energjinë në veri, Bisilimi tha se ka vonesa të qëllimshme për zbatim të udhërrëfyesit nga Elektroserveri.

Para deputetëve, Bislimi u shpreh optimist edhe për liberalizimin e vizave.

“Është punuar bukur shumë me dëmtu procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo jam optimist se relativisht optimist se regjimi i vizave do të largohet shpejt”, tha ai.