Bellingham është një nga objektivat e Real Madridit për vitin e ardhshëm. Klubi i bardhë ka kohë që e ndjek mesfushorin 19-vjeçar të Dortmundit, të cilin e shohin si zëvendësues të Modric. Kontrata e tij përfundon në vitin 2025, por Real Madridi dëshiron të marrë një opsion preferencial për të nënshkruar me te në vitin 2023.
Një plan i ekipit të bardhë që është i njëjtë me atë të disa skuadrave që janë gjithashtu të vëmendshme ndaj Bellingham. Një prej tyre është Liverpooli i cili ashtu si Real Madridi është shumë i interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit anglez.
Liverpool dëshiron të kalojë përpara Real Madridit dhe skuadrave të tjera dhe ka kontaktuar tashmë me Dortmundin për të siguruar nënshkrimin e Bellingham për vitin 2023. Kështu thotë Fabrizio Romano, duke shpjeguar se Real Madridi është shumë i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh me lojtari.