Shikoni momentin dramatik kur një spanjoll i shpëton zjarrit (VIDEO)

Pamjet dramatike shfaqin një burrë duke i shpëtuar për pak një zjarri në Tábara, në veriperëndim të Spanjës.

Angel Martin Arjona kishte gërmuar një llogore për të ndaluar një zjarr që të arrinte në qytetin e tij kur flakët u afruan dhe ai duhej të ikte, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai u dërgua në spital me djegie të rënda, tha miku i tij Juan Lozano për Reuters.

Evropa perëndimore po përballet me temperatura të larta, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut.

Mbretëria e Bashkuar arriti temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë prej 39.1 gradë celzius, sipas shifrave të Met Office, me parashikuesit që presin më shumë se 40 gradë Celzius.

Paralajmërimet për të nxehtë ekstrem u lëshuan në Francë, ndërsa Spanja veriore pati temperatura prej 43 gradë Celsius të hënën.

Zjarret vdekjeprurëse në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.