Çfarë ndodhi tash? Pas ndarjes nga Pique, Shakirës “i vjen në majë të hundës”

Këngëtarja e njohur, Shakira po kalon një presion të madh nga mediat. Gjithçka nisi pasi ajo deklaroi ndarjen nga futbollisti Gerard Pique.

Shakira është gjatë gjithë kohës e ndjekur nga paparacët, të cilën qëndrojnë edhe jashtë shtëpisë së saj. Mesa duket kjo situatë është bërë shumë shqetësuese për këngëtaren, pasi po e vuan pafund.

Madje, gjatë përballjes së fundit me gazetarët, Shakira ka nxjerrë celularin e saj dhe është përpjekur t’i regjistrojë, një incident ky i ndodhur pranë makinës së saj.

Kujtojmë që dyshja u ndanë pak javë më parë. Ndërsa, tani janë në betejë pasi Pique nuk e lejon Shakirën t’i nxjerrë jashtë vendit fëmijët. Zgjedhja e situatës i ka mbetur në duar avokatëve përkatës.