E përdhunoi në kasolle, 17-vjeçarja: Më tha do të vras me armë

Ngjarja në Selenicë është e rëndë dhe familja po përjeton dramën më të madhe. 38-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur para, por nuk hezitoi të kryente abuzime seksuale.

Ai guxoi të përdhunonte vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin dhe e kërcënoi se do e vriste nëse do bërtiste.

“Mbasi ka ikur motra më mori prej bluze dhe më çoi në kasolle bagëtish dhe më tha fillo zhvishu. Po u ndjeve më tha do të vras me armë. Më abuzoi. Kërkoj që ai të mos lirohet më nga burgu. Është hera e parë që ndodh, herë të tjera nuk kam parë. Kam probleme me shikimin, grupi i dytë, e verbër. Kam frikë”.