Fluturojnë çmimet edhe në Durrës, një hamburger 8 euro, plazhet bosh / FOTO

Çmime të larta po vazhdojnë të raportohen nëpër bregdetin shqiptar nga pushuesit kosovarë.

Kështu ka ndodhur edhe në Durrës, ku një pushues nga Kosova ka raportuar në “Zeri.info” se ka paguar 950 lekë apo, 8.11 euro për një hamburger në Durrës.

Sipas tij, plazhi në Qerret ku është duke kaluar pushimet, është i boshatisur si asnjëherë e që për këtë fajëson abuzimet me çmimet e larta.

Për këtë ai ka ofruar edhe fotografi si dëshmi ku shezllonet duken pa pushues./Zëri

Image