Gjashtë persona janë vrarë nga bombardimet ruse në qytetit Toretsk në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, thonë shërbimet e urgjencës ukrainase.
Ekipet e shpëtimit gjetën pesë trupa në rrënojat e një shtëpie, ndërsa një person tjetër vdiq në spital, shtojnë ata.
Luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, me Rusinë që po përparon ngadalë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka urdhëruar gjeneralët të fokusohen në shkatërrimin e raketave dhe armëve të artilerisë me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes tha se armët po përdoreshin për të bombarduar zonat e banuara të Ukrainës lindore nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe për t’i vënë zjarrin fushave të grurit, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.