Ia huazoi llaptopin komshiut, por s’ia ktheu kurrë më – arrestohet 34 vjeçari në Prishtinë

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Mashtrim’.Sinjali mëson se i dyshuari është denoncuar në Polici më 4 korrik, pasi i kishte ‘huazuar’ një llaptop komshiut të tij.Ditën kur mori llaptopin në vlerë të 380 eurove, i dyshuari i kishte premtuar 39-vjeçarit se do t’ia kthente pas 30 minutave, por kjo nuk ndodhi kurrë. Pronari i llaptopit e kishte kuptuar nga komshinjtë tjerë se personi në fjalë njihet si mashtrues dhe menjëherë kishte vendosur që rastin ta paraqesë në Polici.34-vjeçari pas arrestimit është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku më pas prokurori ka nxjerrë aktvendim që ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë.