Kërkohej në Gjermani, arrestohet në Muriqan i riu nga Kazakistani

Një i ri nga Kazakistani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia kufitare në Muriqan. Mësohet se në pranga është vënë A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit kufitar, me qëllim kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.