Kryesuesi i OSBE-së pritet në takim edhe nga Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë i cili është edhe kryesues i OSBE-së, Zbigniew Rau.

Rau u takua edhe me të parën e shtetit, Vjosa Osmani, dhe homologen e tij, Donika Gërvalla, njofton Klankosova.tv

Gjatë takimit me Rau, Osmani tha se presin përkrahje në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.

Ndërsa, kryesuesi i OSBE-së pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.