Barcelona nuk guxon të bëjë luftë frontale me Frenkie De Jong, i cili nuk po pranon të transferohet te Manchester United.
Edhe pse u tha se katalanasit mund të jenë radikalë dhe ta lënë jashtë turit në SHBA, kjo nuk ka ndodhur.
Mesfushori holandez është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Xavi Hernandez.
Gjithsesi klubi i LaLiga po punon që ta shesë De Jong, për të cilin kanë rënë dakord me United për 85 milionë euro. /abcnews.al