Stoltenberg, Ramës: Kontributi në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor kanë rëndësi strategjike për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, ka falënderuar Shqipërinë për kontributin në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor pasi siç thotë kanë rëndësi strategjike për NATO-n.

“Më vjen shumë mirë që ju shoh swrish kaq shpejt pas samitit tw Madridit. Shqipëria është vwrtetw një aleat mjaft i vlerësuar dhe kontribuese mjaft e mirë dhe kontribuon shumë. Shqipëria kontribuon në forcat e NATO në Letoni dhe Bullgari. Ju kontribuoni në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për NATO. Ne vlerësojmë angazhimin tuaj për të nxitur stabilitet. Në samitin e Madridit morëm mjaft vendimet të rëndësishme për mbrojtjen”.

Stolteberg, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e falënderoi edhe për angazhimin e Shqipërisë për të ndihmuar Ukrainën në këto momente të vështira që ajo po ndodhet për shkak të agresionit rus, njofton Klankosova.tv.

“Përgëzoj Shqipërinë që ratifikoi shumë shpejt protokollet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë. Kjo dëshmon se dera e NATO është e hapur dhe përkrahim cdo vend të zgjedhë rrugën e tij. Po përballemi me krizën më të mëdha në dekada. Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe mbështetja për të do të vijojë gjatë. Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe angazhimin tuaj për ndihma në Ukrainë. Vizita juaj në Ukrainë ishte një dëshmi solidariteti”, tha Stoltenberg.