Blerim Destani është bërë baba?!

Moderatorja Arbana Osmani ka patur sot një takim special me aktorin, Blerim Destani. Krahas fotos ajo shkruan se po flasin për filma dhe për fëmijë. Për fëmijë?! Cilët fëmijë?! Të Arbanës apo edhe të Blerimit?

Mos vallë aktori është bërë baba dhe ne nuk dimë gjë? Ai është i rezervuar përsa i përket jetës private, por këto fjalët e Arbana Osmanit janë paska dyshuese. Pak javë më parë në një intervistë aktori tha se babai i tij kërkon dasmë të madhe prej të tij, ndërkohë që ndodhet prej ditësh në Tiranë duke xhiruar filmin e tij të ri.