Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Fjolla sjell vazhdimisht për fansat e shumtë në Instagram imazhe nga më të ndryshmet, të cilat marrin çdo herë vëmendje.
Edhe së fundmi, Morina postoi disa fotografi që në fokus kishin linjat e saj trupore ndërsa ajo shihet e veshur e tëra në të zeza.
Fjolla për daljen e radhës përzgjodhi një bluzë të shkurtër me dekolte të hapur dhe e lidhur rreth belit, ndërsa e përshtati me pantallona të zi me prerje të tejdukshme në disa pjesë.
Pamje e saj u kompletua me një çantë të zezë dhe këpucë me platformë po ashtu të zezë.
Flokët i la të lidhura lartë dhe të valëzuara teksa përfundoi dukje me makijazh të theksuar dhe aksesor.
Nuk kanë munguar komentet e admiruesve të saj që presin me padurim postimet nga këngëtarja, e cila vetëm pak kohë më parë u rikthye me një projekt të ri muzikor.
Pas një pauze të gjatë Fjolla në qershor publikoi bashkëpunimin me Nushin “Suppa duppa”, kënga u prit mirë dhe tashmë ka kaluar shifrën e 1.7 milion klikimeve në YouTube.