ShBA: Transplantohet me sukses zemra e derrit tek dy pacientë


Doktorët e Akademisë Mjekësore Langone në New York kanë kryer transplantimin e zemrës së derrit tek dy pacientë.

Operacionet janë realizuar më 19 qershor dhe 9 korrik.

Ato janë pranuar me sukses nga trupat e dy pacientëve në fjalë pa pasur nevojë përdorimin e makinerive.

Transplanti i parë ishte realizuar më 11 janar të këtij viti tek 57 vjeçari David Benett.

Bennet vdiq pas dy muajsh, më 8 mars.

Transplante të tilla, nga një specie në tjetrën, janë ende në fazat e para.

Ekspertët e shëndetësisë kanë shpresë se do të jenë të suksesshme dhe do të ndihmojnë në gjetjen më lehtë të organeve që janë të nevojshme, sidomos për fëmijët.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni KËTU