Me 10 korrik në qytetin e Peshkopisë u zhvillua Asambleja e LRE Lëvizja e Re për Dibrën.
Anëtarët e LRE në Bashkinë e Dibrës u mblodhën për të zgjedhur Kryetarin e ti të kësaj partie si edhe ekipin e ri drejtues.
Në Asamblenë e LRE morën pjesë edhe Kryetari i kësaj Partie z. Arian Galdini, NënKryetari i LRE z. Luljan Strazimiri, Sekretari i Përgjithshëm z. Jani Nano si edhe Kryetari i LRE për Tiranën z. Gent Sinani.
Me shumicë votash Asambleja zgjodhi si Kryetar të LRE për Dibrën z. Dritan Torba.
Dritan Torba ishte edhe kandidati i LRE për Kryetar Bashkie i Dibrës.
LRE është parti opozitare e djathtë e cila në dt 11 qershor organizoi në Tiranë Kuvendin e saj Programatik ku kishte edhe prani e përshëndetje zyrtare nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe nga parti të tjeta opozitare të djathta parlamentare dhe joparlamentare.
LRE ka filluar riorganizimin e brendshëm dhe prej 2 muajsh po organizon Asambletë e çdo Bashkie në Shqipëri por edhe në Diasporë ku po zgjidhen edhe drejtuesit e rinj të strukturave të kësaj partie.
Ndërkohë janë zhvilluar Asambletë në Durrës, Elbasan, Pogradec dhe Dibër.
LRE ndërsa po bën riorganizimin e saj kapilar po përgatitet edhe për sfidën e pritshme në zgjedhjet e ardhshme lokale në pranverën e 2023.
Kryetari i LRE z. Arian Galdini ka njoftuar në Kuvendin e 11 qershorit se ndoshta ai do të jetë edhe Kandidati i LRE për Kryetar Bashkie i Tiranës.