Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka përkujtuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë ku 27 vjet më parë u vranë dhe u masakruan mbi 8 mijë burra.
Abdixhiku tha se ky gjenocid është shenja më e errët e historisë.
“Në këtë ditë, 27 vjet më parë gjenocidi në Srebrenicë, shenja më e errët e historisë moderne zuri vend në zemrën e Evropës. 8 mijë e 372 djem dhe burra u ekzekutuan nga forcat nacionaliste serbe”.
Ai theksoi se ekzekutuesit kanë trashëgimi të fortë në Serbi.
“Ekzekutuesit kanë një trashëgimi të fortë në Serbi sot; mohuesin e gjenocidit” – ka shkruar Abdixhiku.