Haradinaj në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Njollë e pashlyer derisa nuk vendoset drejtësia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës në 27 vjetorin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pashlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia.

“Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre”, shkroi ndër të tjera kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv.