Mediu në Bukuresht: Edhe Ballkani është kërcënuar nga lufta në Ukrainë

Bukuresht, 9 Korrik – Lufta në Ukrainë prej momentit që nisi, më 24 shkurt, është fokusi i çdo forumi të lartë që po zhvillohet në Europë e jo vetëm.

Kjo ishte tema edhe të “Forumit të Inteligjencës dhe Sigurisë” në Bukuresht, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Organizator.

Në mesazhin e tij, Mediu nënvizoi se Ukraina jo vetëm po mbron lirinë dhe sovranitetin e vet por njëkohësisht po mbron vlerat dhe sigurinë Europiane.

Çdo humbje në Ukrainë është humbje për Aleancën dhe veçanërisht për sigurinë Europiane, shtoi ai.

Sipas Mediut i pa ndikuar nga lufta në Ukrainë nuk mund të mos jetë dhe Ballkani. “Nuk janë vetëm konfliktet dhe ndasitë historike por dhe penetrimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan, që kanë krijuar një terren që mund të shfrytëzohet për të rikthyer konflike”, ka thënë ai.

Në Forumin që kishte për temë “Lufta në Ukrainë dhe ristrukturimi i Sigurisë Globale” një mesazhe përcolli Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e po ashtu personalitete të larta të politikës Amerikane dhe të NATO-s.

Të gjithë dënuan agresionin Rus dhe krimet e Rusisë në Ukrainë dhe u shprehën për krijimin e një poli kundër SHBA dhe BE nga Rusia dhe Kina, si një pol i qeverive autoritare kundër demokracisë.