Anëtari i njësisë paraushtarake serbe “Çakallët”, Zoran Raskoviq ka deklaruar në Gjykatën e Lartë të Beogradit se një nga të pandehurit në rastin e krimeve të luftës në katër fshatra të Kosovës në pranverën e vitit 1999, ishte i pranishëm gjatë të shtënave ndaj një grupi civilësh shqiptarë.
Predrag “Madzo” Vukoviq ishte në mesin e grupit të luftëtarëve serbë që rrëmbyen dhe vranë një grup civilësh shqiptarë të kapur në fshatin Qushk në Kosovë në maj 1999, ka thënë bashkëluftëtari i tij, Zoran Raskoviq, duke shtuar megjithatë se ai nuk e pa Vukoviqin duke qëlluar ndonjë.
Raskoviq i ka thënë Gjykatës së Lartë të Beogradit se Vukoviq kishte ardhur në njësinë e tij pas krimeve të tjera të kryera në fshatin Lubeniq dhe se i kujtohej Vukoviq “duke hyrë në aksion me ne”.
Raskoviq tha se Vukoviq, së bashku me dy luftëtarë të tjerë, Ranko Momiq dhe Nikoliq Milojko “Sumadija”, e çuan grupin prej rreth 15 ose 20 personash në një shtëpi të papërfunduar në fshat dhe i qëlluan për vdekje.
“Ai ishte në grupin që çoi deri tek të shtënat; Momiq Ranko e udhëhoqi dhe e organizoi atë; I dëgjova të shtënat, pashë Rankon, ‘Sumadija’”, tha Raskoviq.
“Kam dëgjuar të shtëna, [por] nëse nga një, dy apo tre armë, nuk e di”, ka shtuar Raskoviq, duke shpjeguar se ai nuk e pa Vukoviqin duke bërë të shtënat.
Vukoviq është një nga 11 ish-anëtarët e Njësisë 177 të Ushtrisë Jugosllave që po gjykohet për kryerjen e krimeve të luftës në fshatrat Zahaq, Qyshk, Pavlan dhe Lubeniq në maj 1999 në Kosovën perëndimore. Aktakuza pretendon se ata vranë të paktën 118 persona shqiptarët.
Ai u arrestua në vitin 2018 dhe doli për herë të parë para gjykatës në nëntor tw vitit 2019. Ai akuzohet për krime në fshatrat Ljubenic dhe Qyshk.
Raskoviq, një ish-anëtar i një njësie paraushtarake serbe të njohur si “Çakallët”, një nga dëshmitarët kryesorë të prokurorisë, këtë herë dëshmoi në mbrojtje të Vukoviqit.
Ai u intervistua për një dokumentar të BIRN që hetonte komandantët pas masakrave të vitit 1999 në Kosovë.
Gjykata e Lartë e Beogradit kaloi një vit duke u përpjekur që Raskoviqtë dëshmonte, pasi ai ishte në burg në Gjermani. Në seancën e së premtes, Raskoviq ishte i pranishëm në gjykatë, megjithatë, pasi u ekstradua nga Gjermania në lidhje me një tjetër procedim penal në Serbi.
Në një seancë dëgjimore në nëntor tw vitit 2015, Raskoviq i tha gjykatës se trupat e tjerë të tij ekzekutuan më shumë se rreth 60 burra në fshatin Lubeniq të Kosovës më 1 prill të vitit 1999 dhe ai kishte folur për krimet në Qyshk në vitin 2011.
Fillimisht ishte planifikuar që Raskoviq të dëshmonte me një emër të koduar për të fshehur identitetin e tij, por për herë të parë në historinë e gjykatës serbe, një dëshmitar i mbrojtur vendosi të dëshmonte publikisht, në mënyrë që siç ka thënë ai “të tregonte të vërtetën për tmerret në Kosovë”.
Të premten, Raskoviq i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Beogradit t’i jepte sërish statusin e dëshmitarit të mbrojtur, duke pretenduar se ai kishte marrë kërcënime me vdekje në lidhje me familjen e tij nëse do vazhdonte të dëshmonte.
Avokatët mbrojtës e kundërshtuan këtë, duke pretenduar se ai gënjen dhe përpiqet të manipulojë gjykatën. BalkanInsight