Nuk ka gjobë për Ronaldon, United nuk do e “dënojë” për mungesën në Azi

Cristiano Ronaldo është kthyer prej javësh tashmë në një çështje te Manchester United, pasi sulmuesi portugez ka kërkuar largimin nga “djajtë” pasi dëshiron të luajë në Champions League, komepticion ku skuadra angleze dështoi për të siguruar sezonin që shkoi.

Dhe siç është raportuar vazhdimisht CR7 nuk është bashkuar akoma me United në fazën përgaditore që skuadra po zhvillon në Azi, dhe mungesa e ish-sulmuesit të Realit justifikohet “për shkak të problemeve familjare”.

Por sipas “Daily Star” për sulmuesin portugez United nuk do të përdorë asnjë gjobë, për ta dënuar për mungesën e tij në skuadër, asi ai është CR7 dhe i lejohet gjithçka, pavarësisht se ia ka shkelur një nga rregullat e klubit.

Siç duket kjo është një mënyrë e përdorur nga skuadra angleze për të mos i hedhur më shumë “benzinë zjarrit” sa i takon të ardhmes së Ronaldos.