Presidentja Vjosa Osmani ka shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzël Abe, i cili u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në Japoninë Perëndimore.
Osmani tha se Abe ka luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Japonisë, dhe se do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.
“E pikëlluar thellë për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës. Mendimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Osmani në Twitter, transmeton Klankosova.tv.