“Punonte në Forcat Detare”, kush është personi që qëlloi për vdekje ish-kryeministrin e Japonisë?

Tetsuya Yamagami sot qëlloi për vdekje ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, gjatë një fjalimi që ky i fundit po e bënte, në fushatën pak para zgjedhjeve për Dhomën e Lartë.

Sipas informatave të grumbulluara deri më tani, dorasi Tetsuya Yamagami shërbente në Forcën Detare të Vetë-Mbrojtjes, nga viti 2005 deri më 2022-ën.

41-vjeçari u kap nga zyrtarët e sigurisë pak momente pas të shtënave dhe po mbahet nën dyshimin për tentativë vrasjeje, raporton NHK.

Në fjalën e tij para policisë, Tetsuya Yamagami tha se qëlloi drejt ish-kryeministrit me qëllimin për ta vrarë, pasi nuk ishte i kënaqur me punën e tij si ish-kryeministër.