Interesi i Chelseat për yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo është i vërtetë.
Blutë janë seriozë dhe ata kanë çdo qëllim që të realizojnë nënshkrimin e tij.
Portugezi ka qenë i lidhur me Real Madridin, Bayern Munichun dhe madje edhe Atletico Madridin që kur kërkoi të largohej nga Old Trafford, me disa që e lidhin atë me një rikthim romantik në Sporting Clube de Portugal.
Por MARCA ka mësuar se Chelsea është më seriozi për nënshkrimin e numrit 7, dhe ata janë në gjendje t’i ofrojnë atij atë që ai dëshiron, futbollin e Champions League.