Evropa është duke u përballur me një rrezik në rritje të recesionit për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit mes shqetësimeve se Rusia mund të ndërpresë plotësisht furnizimet me karburante. Kjo sipas ekonomistëve.
Ekonomia e Evropës do të goditet nga një sërë faktorësh duke përfshirë rënien e kërkesës në SHBA, tregun e saj më të madh të eksportit, pasojat e vazhdueshme nga pushtimi i Ukrainës dhe rritjet e lidhura me çmimet e ushqimit dhe energjisë, sipas Nomura, një bankë investimi japoneze me operacione të rëndësishme në Londër.
Nomura tha se pret që ekonomia evropiane të fillojë tkurrjen gjatë gjysmës së dytë të 2022 dhe që recesioni të vazhdojë deri në verën e 2023, me një rënie totale prej 1.7% të Produktit të Brendshëm Bruto.
Evropa po lufton me “kushtet që janë shumë globale në natyrë (rritja e çmimeve të energjisë dhe inflacionit, rritja e rreziqeve gjeopolitike dhe pasiguria), gjë që na bën të besojmë se ekonomitë evropiane do të pësojnë të njëjtin fat, recesion, si SHBA”, shkroi George Buckley, ekonomist i Nomura. /abcnews.al/