Një kosovar është arrestuar sot në Gjirokastër në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, pranë fshatit Kodër.
Sipas policisë 35-vjeçari me inicialet S.B. u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë paligjshëm në automjetin e tij.
Emigrantët vinin nga vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme dhe si objektiv kanë transitin në Shqipëri dhe Kosovë deri në kufijtë e Bashkimit Europian, duke filluar nga Kroacia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash./A2news