Spekulimet mbi të ardhmen e Mohamed Salahut kanë marrë fund. Ai edhe zyrtarisht sot ka rinovuar kontratën me Liverpoolin.
Klubi anglez ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me egjiptianin, i cili vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë.
Me kontratën e re, Salah do të jetë i lidhur me Liverpoolin deri më 30 qershor 2025.
30-vjeçari është pjesë e “Të Kuqve” që nga viti 2017, kur u transferua nga Roma për 42 milionë euro.
Gjatë pesë vjetëve të tij në “Anfield”, ai ka shënuar 156 gola në 254 paraqitje zyrtare.
Salah me Liverpoolin e ka fituar njëherë titullin e kampionit në Premierligë, një trofe të Kupës FA dhe Kupës së Ligës.
Egjiptani gjithashtu ka ndihmuar skuadrën që të fitojë njëherë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe atë të Kupës së Botës për Klube.
Our Egyptian King is here to stay 😍#SalahStays pic.twitter.com/4oQGiN6krc
— Liverpool FC (@LFC) July 1, 2022