Osmani: Themelet e shtetit janë të ngritura mbi vendimet e delegatëve të 2 korrikut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 32 vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut.

Osmani tha se 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet aktit, siç e quajti ajo, heroik e juridik, morën guximin që ta artikulojnë vullnetin e popullit të Kosovës për trajtim të barabartë.

“Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj secilin që vuri një gur në projektin tonë historik për shtet”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani tha se themelet e shtetit të Kosovës janë të ngritura mbi vendimet e delegatëve të 2 korrikut.