Situatë e ndërlikuar mes Barcelonës dhe Dembeles, Romano zbulon të rejat e fundit

E ardhmja e Ousmane Dembeles është ende e paqartë.

Këtë të hënë u zhvillua një takim mes agjentit të lojtarit dhe zyrtarëve të Barcelonës, ku u tha se klubi i ka bërë një ofertë të re lojtarit për zgjatje të kontratës.

Mirëpo, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, nuk është bërë asnjë ofertë në takimin e sotëm mes palëve.
Dembele vendimin përfundimtar thuhet se do ta marrë këtë javë.

Por, reprezentuesi i Francës përjashton zgjatjen e kontratës nëse nuk pranon një ofertë të përmirësuar.

Kurse, Barcelona thuhet se do të marrë pak kohë për të analizuar situatën me Fair-Play Financiar.

Kontrata e 25-vjeçarit me katalunasit skadon zyrtarisht më 30 qershor.