Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në një burg në Chania të Greqisë.
Si pasojë e zjarrit ka mbetur i vdekur një i burgosur emigrant, 26 vjeç, raportojnë mediet lokale.
26-vjeçari ka ndërruar jetën në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 automjetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sipas informacioneve paraprak zjarri është vënë nga një i burgosur, duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të burgosurve të tjerë në godinë./abcnews.al/