Origi ateron në Milano, është gati për të filluar aventurën me kampionët e Italisë

Divock Origi do të jetë një nga përforcimet e Milanit për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi belg ka udhëtuar sot drejt qytetit të Milanos për të kryer testet mjekësore para se të prezantohet me fanellën e klubit italian.

Origi te kampionët e Italisë do të kalojë si lojtar i lirë, teksa do të nënshkruajë kontratë afatgjate.

Dëshira e 27-vjeçarit ishte kalimi në “San Siro”, teksa me Milanin marrëveshje kishte arritur në muajin e kaluar.

Divock Origi, që së fundi ishte pjesë e Liverpoolit, ka refuzuar ofertën e Villarrealit, si dhe të disa klubeve nga Bundesliga e Premierliga.