Forcat ruse sulmojnë me raketa në Dnipro, njerëzit mbeten të bllokuar nën rrënoja

Trupat ruse nisën një sulm me raketa në një stacion shërbimi në qytetin Dnipro, ndërsa raportohet për njerëz të bllokuar nën rrënoja.

“Ata hodhën një raketë në stacionin e servisit Avtodyzel. Stacioni më i mirë i shërbimit ku të gjithë banorët e Dnipro-s, duke përfshirë edhe mua, riparuan makinat e tyre me naftë”, tha kryebashkiaku i Dnipro, Borys Filatov në Telegram.

Nuk kishte personel ushtarak, armë apo pajisje në stacion, siguroi Filatov.

“Banorët e zakonshëm të Dnipro-s, bravandreqës dhe punëtorë, tani janë bllokuar nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit shuan zjarrin”, shtoi Filatov.