Një rast i veçantë na vjen nga Gjermani, ku sipas “Sky Sport De” Hertha Berlin ka zgjedhur presidentin më të ri të klubit.
Interesat është fakti që një ish-tifoz ultras i skuadrës gjermane, tashmë do të ketë fatin të jetë numri një i këtij klubi.
Bëhet fjalë për Kay Bernstein, i cili ia doli të mposhtë kundërshtarët e tij, pasi arriti të siguronte 1670 vota nga 3016 skeda zgjedhore.
41-vjeçari është zgjedhur pas një asambleje të jashtëzakonshme dhe do të marrë vendin e presidentit historik Werner Gegenbauer, në detyrë nga 2008-ta.
Klubi gjerman, pas rënies në Bundesliga 2, ka arritur të ngjitet në kategorinë kryesore të kampionatit gjerman pas playoff-it me Hamburg-un, dhe është gati të kthehet në futbollin e rëndësishëm.