Reperi i njohur Gashi ka sjellë këngën më të re me titull “Gasoline”. Ajo çfarë bien në sy është fakti që ai flet shqip në pjesën e fundit të saj.
Edhe pse i larguar prej vitesh, ai harron të përmendë asnjëherë origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar disa herë në rrjetet sociale.
“Kur shkon lart, sigurohu mos të biesh më poshtë.”- janë fjalët në sekondat e fundit të klipit. Gashi ka folur për kuptimin e këngës duke e cilësuar si një fillim të ri dhe vdekjen e “Gashit” të vjetër.
Reperi me origjinë shqiptare e ka përqëndruar jetën dhe karrierën e tij jashtë vendit, duke u bërë një ndër emrat më të njohur shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai numëron disa hite ndërkombëtare si “Creep on me” apo “That’s mine”.
Gashi ka publikuar para pak javësh datat e turit të tij botëror por pa përfshirë as Shqipërinë dhe as Kosovën. Mesa duket artisti paska plane më të mëdha sepse ka sqaruar këtë veprim.
Ai u shpreh se po mendon që këtë verë të mbajë një tur të veçantë vetëm në dy vendet. Akoma nuk kemi ende një konfirmim zyrtar për këtë lajm, por jemi të sigurt që fansat e tij mezi po e presin.