Një i plagosur me lopatë pas kokës, si nisi sherri për shezlonget në Shëngjin

Hapësirat për vendosjen e shezlongeve solli një konflikt me një të plagosur në Shengjin një ditë më parë.

Gazetari Gjergji Figuri raporton se dy poseduesit e hapësirës se plazhit Paris Deda dhe Armando Marku kishin dakordësuar mbajtjen e një distance ne korridorin ndërmjet tyre ku do te kalonin pushuesit.

Vendosja e shezlongëve ne kufinjtë e kufirit gjë qe pengonte kufitarin tjetër që të bënte të njëjtën gjë është shoqeruar me debat fillimisht. Në këtë situate ka nisur edhe konflikti ndërmjet vëllezërve Armando e Erjon Marku dhe bashkëshortes se Paris Deda.

Sipas burimeve nga policia e Lezhes, ky debat është shoqeruar me shtyrjen dhe rrëzimin neë toke të gruas qe ishte aty për të pare stacionin e plazhit. Pasi ka pare gruan e rrëzuar, Paris Deda ka marrë një lopate dhe ka qëlluar ne pjesën e kokës ndaj Armando Markut duke e plagosur, ndërsa i vëllai Erjon Marku nuk mori lëndime.

Pas ngjarjes Paris Deda u largua dhe policia e shpalli në kerkim, po kështu është proceduar me akuzën e plagosjes dhe kryerjes se veprimeve të tjera me dashje Erjon Marku, vëllai i të plagosurit. /abcnews.al