Joao Felix mund të largohet nga Atletico Madrid gjatë kësaj merkatoje vere, pasi në drejtim të lojtarit ka disa skuadra që interesohen për shërbimet e tij.
Portugezi u transferua në “Ëanda Metropolitano” në vitin 2019 për një çmim rekord – 127 milionë euro, me Felix ka regjistruar 29 gola dhe 15 asistime në 110 paraqitje në të gjitha garat me Atleticon.
Megjithatë, krerët e klubit spanjoll besojnë se ish-sulmuesi i Benficas nuk ka përmbushur pritshmëritë.
Sipas mediave spanjolle, për Felixin kanë shprehur interesim Paris Saint-Germaini dhe Manchester City.
Agjenti i lojtarit thuhet se ka zhvilluar bisedimet e para me zyrtarët nga klubi francez, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Kurse, trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola, thuhet se e dëshiron 22-vjeçarin në “Etihad”, pasi nga skuadra pritet që të largohen Gabriel Jesus e Raheem Sterling.
Joao Felix me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. Bazuar në “Transfermarkt”, ai vlerësohet me 70 milionë euro në treg