Opinionisti shqiptar aksidentohet në Jordani – është shtruar në spital

Po pushonte në Jordani, por opinionisti, Arjan Konomi është aksidentuar atje.

Vetë ai ka treguar se është shtruar në spital, teksa ka postuar fotografi në Instagram.

Ka treguar se pas aksidentit në spital është operuar, duke bërë ndërhyrje kirurgjikale në krah.
“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di ç’ka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, ka shkruar Konomi.