Lufta e re e ideve në Evropë

JOSCHKA FISCHER
Lufta e re e ideve në Evropë

Lufta e Rusisë në Ukrainë do ta ndajë sërish Evropën. Lindja do të ndahet nga Perëndimi, dhe kufiri mes tyre ka të ngjarë të jetë një zonë e rrezikshme, e mbikëqyrur ushtarakisht për të ardhmen e parashikueshme. Natyrisht, ne nuk e dimë se si dhe kur do të përfundojë lufta.

Por pas zhvillimeve të fundit, duket e sigurt të supozohet se si Ukraina dhe Moldavia do të bëhen kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe më pas anëtare më të drejta tëplota brenda pak vitesh. Udhëheqësit e tre vendeve anëtare më të mëdha të BE-së (Franca, Gjermania dhe Italia) dhe të Rumanisë, e bënë të qartë këtë kur vizituan Kievin javën e kaluar.

ADVERTISING

Ata ofruan mbështetje të plotë për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në union, siç bëriedhe Komisioni Evropian një ditë më vonë. Ky proces i zgjerimit, do ta ndryshojë rrënjësisht BE-në, duke e transformuar atë në mënyrë të vendosur në një lojtare gjeopolitike, dhe në fakt në kundërshtarin kryesor të Rusisë në kontinent.

Me luftën e tij në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin e ka bërë absolutisht të qartë se synon të rindërtojë Perandorinë Ruse. Dhe në këtë funksion, ai po vepron mbi parime që janë krejtësisht të papajtueshme me ato të Bashkimit Evropian, që bazohet në sovranitetin e barabartë, integritetin territorial, paprekshmërinë e kufijve dhe sundimin e ligjit.

BE-ja ka vendosur ta pranojë Ukrainën në gjirin e saj jo sepse do, apo sepse ka ambiciet sajperandorake, por sepse Putini e detyroi të vepronte kështu. Presidenti rus nisi luftën, duke e vënë Evropën përballë një zgjedhjeje midis dy alternativave të qarta:Ose Evropa do t’i nënshtrohet pretendimeve të Kremlinit për pushtet, ose mund të mbrojë identitetin dhe interesat e saj, bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike.

BE-ja ka bërë tashmë zgjedhjen e saj, duke favorizuar mbrojtjen e parimeve të veta dhe ato të lirisë. Disa kritikë të vendimit të saj, do të thonë se ajo duhej të ishte përpjekur të negocionte me Rusinë. Por argumenteve të tilla u mungon besueshmëria.

Edhe nëse Brukseli do të ishte gati të ndërmjetësonte një kompromis të dyshimtë me Kremlinin, kjo nismë nuk do të kishte funksionuar, pasi BE-ja ndodhet aktualisht në një pozicion që është reciprokisht përjashtues nga ai i Putinit, dhe që bazohet në ëndrrën e tij revizioniste për rindërtimin e perandorisë ruse.

Meqë asnjëra palë nuk mund të dorëzohet, ne duhet të parashikojmë një konflikt të zgjatur. Dhe duke qenë se forca ushtarake dhe aftësitë parandaluese, do të luajnë në mënyrë të pashmangshme një rol vendimtar, lufta do të ndryshojë përfundimisht edhe karakterin e BE-së.

Projekti i integrimit ekonomik, nuk do të jetë më aq krenar për vlerat që bart. Që tani e tutje, siguria dhe interesat gjeopolitike, duhet të jenë të parat në listë. Deklarata e mbështetjes për kandidaturat e Ukrainës dhe Moldavisë, shënon fillimin e fazës së dytë të zgjerimit të BE-së drejt lindjes.

Edhe pse pranimi i asnjërit nga këto 2 vende nuk do të ndodhë së shpejti, vetë procesi do të ketë një efekt të pakthyeshëm. Evropa e së ardhmes, nuk do të jetë më e realizueshme pa shtetet e Evropës Lindore, me kushtin që ato të mbeten të gatshme dhe të afta për t’u bashkuar.

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kur vjen koha e një ideje, ajo është e pandalshme. Në të kundërt, një ide, koha e së cilës ka kaluar, mund të zgjasë vetëm nëse mbështetet nga fuqia ushtarake. Madje as ajo nuk do ta shpëtojë në fund. Konflikti i ri mes Evropës dhe Rusisë, ka të bëjë kryesisht me idetë.

Është një përplasje ideore midis imperializmit dhe demokracisë. Duke pasur parasysh rëndësinë historike të këtij zhvillimi, evropiano-perëndimorët nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë lloji iluzioni komod në lidhje me rreziqet me të cilat po përballen. Rendi aktual evropian, u ndërtua fillimisht rreth synimit të integrimit midis Rusisë dhe Evropës.

Por Putin e ka shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme këtë projekt. Ajo është tashmë një gjë që i përket së shkuarës. Me luftën në Ukrainë, Evropa po përballet me një test pjekurie. Ajo gjendet tashmë në një botë të përcaktuar nga rivalitetet e fuqive të mëdha dhe ato bërthamore.

Në pëlqen apo jo, këto janë realitetet gjeopolitike të fillimit të viteve 2020. Në mungesë të një aleance të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara, në gjendjen e saj aktuale të brishtë, Evropa do të ishte shumë e dobët për të mbijetuar në këtë arenë. Atë nuk mund ta shpëtojnë vetëm interesat apo vlerat.

Alternativa është që Evropa ta pranojë dobësinë e saj aktuale, dhe të kapet pas iluzioneve fantastike. Kjo rrugë e çon drejt nënshtrimit dhe varësisë. Ajo nuk mund të shpresojë të gjejënjë konsideratë të ndërsjellë në një botë të diktuar nga rivaliteti i fuqive të mëdha.

Prandaj zgjedhja e vetme reale e Evropës, është të jetë pjesë e aleancave të kujdesshme, të zhvillojë fuqinë e saj, dhe të ndërtojë aftësitë e veta parandaluese. Një strategji koherente për t’i mbijetuar konfliktit të ri ideor, duhet të zëvendësojë sa më parë iluzionet e vazhdueshmejorealiste. Evropa duhet ta pranojë se po jeton në një lagje të rrezikshme.

Shënim:Joschka Fischer, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendës/kancelar në vitet 1998–2005.