Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar me një cicërimë në Twitter kalimin e Paul Pogbas në Juventus
Mesfushori i Manchester United, transferohet të gjiganti me parametra zero pasi që i ka skaduar kontrata në fund të këtij sezoni.
“Paul Pogba në Juventus, e konfirmuar dhe e kryer! Marrëveshja e plotë është kompletuar si transfer i lirë. Marrëveshja do të nënshkruhet në fillim të korrikut, edhe ajo e kryer dhe e vulosur 🚨⚪️⚫️ #Juve. Pogba do të jetë në Itali brenda dy javëve. Juve e shiti atë për 100 milionë euro gjashtë vite më parë- tani ai kthehet në këtë skuadër pa para”, ka shkruar Romano.