Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.
Vetëm pak më parë është bërë me dije nga vetë këngëtari i njohur, Bardhi se së shpejti do të vij me një super bashkëpunim me dy këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. Nuk e dimë ende se kur do të publikohet apo si do të jetë titulli i kësaj kënge të re, por artistët janë shprehur se me këtë bashkëpunim vera do të jetë akoma edhe më e nxehtë.
Një treshe që nuk e prisnim, Shkurte Gashi, Bardhi dhe Nora Istrefi
Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella. ‘Ama’ e dy reperëve në më pak se dy javë nga publikimi ka arritur 6 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.
Kënga më e fundit e Nora Istrefit është një bashkëpunim me grupin e mirënjohur, NRG Band dhe titullohet ‘Ki me lyp me m’pa’, e cila deri më tani ka kaluar 8 milion klikime.