Menjëherë pas njoftimit zyrtar të ndarjes nga Gerard Pique, pas 12 vitesh lidhje, Shakira u rikthye e fuqishme me një këngë të veçantë.
Më në detaje, ylli ka publikuar këngën e saj të re me titull “Mos u shqetëso” dhe rrjetet sociale kanë filluar të analizojnë tekstin.
Ky bashkëpunim me Black Eyed Peas dhe David Guetta, është pritur shumë mirë dhe tashmë ka më shumë se 9 milionë shikime në YouTube.
“Ndihem aq e gjallë, sa do të jetoj jetën time më mirë, bëj atë që dua, kokën lart dhe sytë lart, vazhdoj të bëhem më e mençur”, thotë një nga strofat e këngës.
Ky u mor edhe si një mesazh për ndarjen e saj nga Pique. Megjithatë, kuptimi i asaj që ajo thotë mbetet enigmë dhe nuk dihet nëse kënga ka të bëjë me ish-partnerin dhe babanë e fëmijëve të saj, diçka që shumë në Twitter besojnë.
Çfarë thanë Pique dhe Shakira në deklaratën e tyre të përbashkët
“Me trishtim konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkroi dyshja.
Kujtojmë se futbollisti katalanas dhe këngëtarja kolumbiane kanë pasur së bashku dy fëmijë nga lidhja e tyre 12-vjeçare, 10-vjeçarin Milan dhe Sasha, i cili është 7 vjeç.