Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, Emanuela, kurorëzuan dashurinë e tyre për herë të dytë me një dasmë përrallore.
Fituesi i “Big Brother VIP”, tani u shpreh se pas dasmës po planifikojnë të kenë një fëmijë tjetër. Balerini është baba i një vajze, Emilit por kësaj here dëshiron një djalë.
“Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq. Të trashëgohemi me një djalë”, tha Iliri.
Kujtojmë që balerini është vendosur për momentin në Tiranë, duke lënë pas për pak kohë jetësën në Itali.