Barcelona është duke bërë përpjekje për të nënshkruar me Raphinhan.
“Mundo Deportivo” ka raportuar se një takim mes agjentit të lojtarit dhe zyrtarëve të klubit katalunas do të zhvillohet javën e ardhshme.
Në këtë takim pritet që të zbulohet përfundimisht nëse Barça do mund të nënshkruajë me Raphinhan këtë verë.
Prioriteti i sulmuesit brazilian thuhet se është që të transferohet në “Camp Nou”.
Megjithatë, për 25-vjeçarin raportohet se interesim kanë shfaqur edhe dy klubet angleze, Arsenali e Tottenhami.
Ndryshe, Raphinha ka kontratë të vlefshme me Leeds Unitedin deri më 30 qershor 2024.