Ndarja e Shakirës me Gerard Piquenë vazhdon të prodhojë lajme të reja dita-ditës. Nga raportimet e mediave të jepet përshtypja se këngëtarja dhe futbollisti i Barcelonës po zhvillojnë një luftë “të ftohtë”.
Këngëtarja kolumbiane mësohet se ka vendosur ta ndajë një vilë në Barcelonë me mure, për të mos pasur asnjë kontakt me pjesën që i takon Pique-së dhe prindërve e tij.
Për të qenë të sinqertë, nëse është e vështirë të ndahesh me një partner pas 12 vitesh (kanë dy fëmijëve së bashku), imagjino si mund të ndihesh nëse sheh çdo ditë ish-vjehrrin apo ish-vjehrrën vërdallë, duke përgjuar pranë asaj që është ende shtëpia jote. Ky ishte arsyetimi i një gazetareje spanjolle, që analizonte këtë vendim ekstrem të Shakirës.