Ndërtimi i apartamenteve të reja është në rritje, pavarësisht se censusi i fundit nxori në pah mbi 300 banesa të lira në vend, përcjell TV21. Në prill të këtij viti, komunat lejuan ndërtimin e 199 objekteve me 752 apartamente, me një sipërfaqe totale prej gati 62 mijë metra katrorë.
Në Keramidnicë të Shkupit, banesa në ndërtim shitet 1100 euro për metër katror, çmimi është i njëjtë për banesat e përfunduara në Maxhari, çmimi i banesave në Taftalixhe tashmë i ka kaluar 1400 euro, në Gjorçe Petrov kërkohen 1200 euro për apartament në ndërtim e sipër.
Në Ohër, banesat e reja shiten me çmim prej 1400 euro për metër katror dhe mund të jenë edhe më shtrenjtë, varësisht nga vendndodhja.
Si zakonisht, në muajin prill shumica e lejeve të ndërtimit janë lëshuar në rajonin e Shkupit, por kësaj radhe lëvizje të madhe ka në rajonin e Vardarit. Çdo banesë e tretë për të cilën është lëshuar leja në muajin prill është në Shkup.